fbpx

Dosja 339/Prokuroria: Ja kë po hetojmë!

dakooo.jpg

Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar se kë ka vendosur nën hetim.

Sipas prokurorisë hetimet po kryhen për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” pas përgjimeve të publikuara nga dosja “339” e vitit 2016  nga Zëri i Amerikës.

Prokuroria shpjegon se hetimet nuk kanë nisur ndaj gazetares Klodiana Lala por ndaj personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë pasur akses në to.

Njoftimi për shtyp: “Informojmë opinionin publik se gazetarja Klodiana Lala nuk është person nën hetim në këtë proçedim penal dhe nuk është duke u hetuar nga ky organ procedues Hetimet janë duke u kryer në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë pasur akses në to, por dhe kushdo tjetër që në bazë të ligjit është njohur me aktet e sipërcituara dhe ka pasur detyrimin ligjorë për ruajtjen e sekretit hetimor si dhe marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal të mësipërm” informon zyra e shtypit e prokurorisë Hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim  me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal.  Prokurorët e dosjes “339” janë Vladimir Mara dhe Dritan Preçi, drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe ish-drejtuesi Besim Hajdarmataj, i cili e ka pasur më parë dosjen./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303