Drafti i ri/ Mediave t’u zbriten ‘reklamat’ nga detyrimet, ja propozimi i ri i opozitës

Opozita e bashkuar ka dalë me një propozim të ri në lidhje me financimet e fushatave elektorale të partive shqiptare duke eleminuar krejtësisht ‘sponsorizimet’ nga privatët.

Sipas draftit, financim i partive duhet të bëhet 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financave private nga burime të dyshimta duke shkuar drejt propozimit për kriminalizim të financimeve private të partive politike.

Sipas ekspertëve të opozitës jashtë parlamentare KQZ duhet të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore dhe të percaktohen kriteret e llogaritjes së financimit për mediat.

Burime pranë PD-së shprehen për Faxweb.al se kjo do të çojë në uljen e përdorimit të mjeteve të propogandës në fushatën zgjedhore.

Gjithashtu opozita mendon që kostot për reklamat mediatike tu zbriten kompanive nga detyrimet që kanë ndaj shtetit.