fbpx

Drafti i “Venecias”/ Reagojnë nga Presidenca: U konfirmua zbatimi i Kushtetutës

Pasditen e sotme disa media publikuan draft-opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pak minuta mëparë në lidhje me këtë dokument ka reaguar edhe Presidenca.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z  Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin meta, kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në republikën e Shqipërisë” – thuhet në reagimin e zëdhënësit Tedi Blushi.