Në një kohë kur nga samiti i BE-së në Bruksel po vijnë sinjale të pastra se unioni do t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, nga Moska ka reagime dhe duket se nuk janë aspak miqësore.
Ish-Presidenti Dmitry Medvedev, i cili është një aleat i Putin që gjithmonë i fryn zjarrit të konfliktit ka sulmuar sot Europën, duke e quajtur një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë.
“Problemi i degjenerimit të politikës evropiane”, thotë ai – “lidhet mbi të gjitha me faktin se ajo është kthyer në një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë”.
“Pa ofendim për askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj dhe një epokë e re qeverisjeje, e cila për mendimin tim është larg nga optimalja”, shkruan Medvedev në Telegram.