fbpx

Drake e quajti “dashnore”, reagon Kylie Jenner

“Po, unë jam i urryer për shoqërinë. Kylie Jenner është një dashnore. Po, unë kam 20 si Kylie”, shprehej Drake, në këngën e tij.

Drake ka përmendur edhe motrën e saj Kendall Jenner, si dhe modelen e njohur Gigi Hadid.

Më vonë reperi pretendoi se kënga në fakt ishte e vjetër dhe i vinte keq nëse do merrej nga vajzat si mungesë respekti, ka ardhur dhe reagimi i ylli i reality show.

Një burim për E! News ka treguar se në fakt Kylie nuk është aspak e surprizuar nga fjalët e Drake, madje ajo vetë ishte në djeni.

“Ajo nuk ka ndjenja për të. Kylie e dinte që ishte këngë e vjetër. Ajo dhe Drake janë akoma miq shumë të mirë dhe ajo vetëm qeshi me atë frazë. Drake dhe Kylie vazhdojnë të mbajnë kontakte të rregullta dhe gjithçka është mirë”, ka thënë një burim pranë Kylie Jenner.

Ndërkohë ai ka shtuar se Kylie e vlerësoi faktin që Drake kërkoi falje pasi lajmi u qarkullua kudo.