Drake i habit të gjithë, harxhon 10 mijë dollar për akullore

Shpëtimi i temperaturave të larta në këto ditë vere janë padyshim dy gjëra: Kondicioneri dhe ushqimet e ftohta.

Për këtë, reperi i njohur Drake ka zgjedhur që të shpenzojë plot 10 mijë dollarë për akullore.

Të gjitha akulloret e blera kanë shkuar për një lagje në Los Angeles, të cilat i ka shpërndarë vetë reperi kanadez.

TMZ shkruan se Drake e ndërmori këtë nismë për të promovuar albumin e tij më të ri, “Scorpion”, pasi në karrocat e akulloreve gjendeshin të shkruara tekstet e këngëve të këtij albumi.

Ja, një metodë e zgjuar marketingu.

Lër një koment