Drama e të moshuarës, humbi gjithë familjen, tani e e pastrehë nga tërmeti, dhe lajmi i kobshëm nga spitali

Mes dhjetëra familjeve të mbetura pa strehë në Qytetin Studenti është edhe e moshuara Jeta Tafaji. Gruaja ka rrëfyer për ‘Neës 24’ një histori të mbushur me shumë dhimbje dhe vuajtje, që nis me humbjen e shtëpisë në firmat piramidale, më pas vdekjen e bashkëshortit dhe dy fëmijëve nga sëmundjet, për ta mbyllur me lajmin e fundit se ka mbetur e pastrehë.

Jashtë në të ftohtë, fillikat e vetme, pa një njeri pranë, ku të mbështesë kokën e të qajë hallet që e kanë vënë për fund. Ato pak orendi shtëpiake që i kanë mbetur nga martesa janë hedhur kapicë mbi barin e lulishtes së qytetit studenti fiks para godinës nr 15, ku e moshuara ka jetuar për 22 vite.

Jeta Tafaji nuk ka një familje, pasi familjarët i kanë vdekur. Fillimisht burri e më pas dy fëmijët kanë ikur nga kjo botë, duke e lënë të vetme në dy dhomat me qira në godinën 15 të qytetit studenti.

E si i thonë fjalës kur të vjen e keqja hapi derën, nga sot Jeta Tafaji është zyrtarisht edhe e pastrehë, pasi objekti ku ajo ka jetuar për 22 vite, godina nr 15 është shpallur e pabanueshme dhe do të prishet.

Lajmin thotë se ka marrë vesh në sallën e operacionit, ndërsa i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pa e marrë mirë veten ka ardhur të qëndrojë pranë plaçkave të saja që janë e vetmja pasuri që i ka mbetur në jetë.

Të vetmen shtëpi që ka pasur në jetë e humbi në firmat piramidale në vitin 1997. Në kushtet e mungesës së një strehe ajo dhe familja u vendosën në po atë vit në ish konviktin e qytetit studenti pasi bashkëshorti ishte me punë në këtë ndërmarrje.

Prej 24 E moshuara është strehuar provizorisht në qendrën sociale pranë njësisë nr 8 dhe 9, por thotë se nuk mund të jetohet përgjithmonë aty ndaj dhe lutet që të paktën shteti ti mundësojë një dhomë. BW