20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Drama “Terror” tre netë interesante në ”arTurbina”

spot_img

Pasi është përkthyer në 41 gjuhë dhe është shfaqur në mbi 80 teatro nëpër botë duke ngjallur shumë interes dhe polemika njëkohësisht premiera erdhi dhe për publikun shqiptar si një sukses.

Shfaqja erdhi nën interpretimin e aktorëve të njohur, si Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj,Yllka Mujo dhe Astrit Hasani.

Tema e dramës është një nga temat më përvëluese të kohës: terrorizmin në rritje dhe shkatërrimi i një pjese të mirë të funksionimit të sistemit gjyqësor.

Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seanca gjyqësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit.

Fati i një piloti, i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vend të 70.000 sportëdashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës, por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës apo hero.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat