fbpx

Drejt përfundimit zgjerimi i nënstacionit të HEC Koman

HEC-Koman.jpg

Investimi i Operatorit të Transmetimit për zgjerimin e N/Stacionit të HEC Koman është drejt përfundimit dhe brenda muajit nëntor do të vihet në funksion.

Lajmi është bërë publik nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili thekson se funksionimi i tij do të ndikojë drejtëpërsëdrejti në shfrytëzimin optimal të rrjetit 400kV dhe 220kVsi dhe do të reduktojë ndjeshëm edhe humbjet e energjisë.

Komani është hidrocentrali i dytë dhe më i fuqishëm i kaskadës së lumit Drin. Për nga fuqia e instaluar, pozicioni dhe vëllimi i rezervuarit, ky HEC luan rol kyç për prodhimin dhe shfrytëzimin e të gjithë kaskadës.

Komani është hidrocentrali me kapacitetin më të madh të prodhimit të energjisë në vendin tonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *