fbpx

Drejt Serisë A, klubi italian tenton gjithçka për lojtarin kuqezi

ismajli.jpg

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli ka hyrë në valët e radarit të Leçes.

Mediat italiane shkruajnë se drejtori i klubit verdhekuq Mauro Meluso u ka paraqitur drejtuesve dy emra në tavolinë për të përforcuar repartin e mbrojtjes: Agustin Roxhel (Tuluz) dhe Ardian Ismajli (Hajduk Spliti).

Megjithëse merkatoja e janarit pret të bjerë gongu i fundit ditën e premte, Leçe po bën të pamundurën që të blindojë repartin e mbrojtjes. Deri në orët e fundit, gjithçka mund të ndodhë.

23-vjeçari Ismajli është njëri prej pikave kyçe të kombëtares së Shqipërisë dhe të gjithë presin që sezonin e ri ai të aktivizohet në një skuadër më elitare./ PANORAMASPORT.AL

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303