15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Drejt Shqipërisë me libra me përmbajtje antishqiptare

spot_img

Skandali i radhës ndodh në doganën e Kakavijës. “Lufta” e heshtur mes Shqipërisë dhe Greqisë duket sikur nuk do të mbarojë kurrë. Çdo ditë ndodh nga një masakër kundër shqiptarëve në vendin fqinj.

Në ditën e sotme, ka ndodhur një skandal në doganën e Kakavijës. Panajot Barka, shefi i departamentit të Gjuhës Greke në Universitetin e Gjirokastrës, është ndaluar nga policia doganore.

Në mjetin e Barkës janë gjetur 100 libra me përmbajtje antishqiptare, 20 prej tyre për ‘Vorio Epirin’.  Sipas policisë këto libra bëjnë shkelje të rendit.

Në momentin e ndalimit Panajot Barka ishte bashkë me gruan e tij në makinë.

Nuk dihet synimi i Barkës për këto libra. Ai u justifikua që ato libra thjesht do të futeshin në bibliotekën e universitetit, por kjo është dicka shumë e rëndë. Akoma më i rëndë është edhe fakti që doganierët e Kakavijës e kanë mbajtur të fshehur ndalimin e tij.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat