fbpx

“Drejtësi për Jonadën”/ Kryeministria mbushet me qirinj, qindra qytetarë në protestë

G-jona.jpg

Qindra qytetarë janë mbledhur sot para godinës së Ministrisë së Brendshme dhe më pas asaj të Kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për Jonada Avdinë, e cila humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Qytetarët kanë ndezur qirinj në dyert e Kryeministrisë në shenjë homazhi ndaj vogëlushes Avdia. Ata më tëj kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij.
Protesta “ Nuk e vrau varka, por shteti” është organizuar nga shoqëria civile pas vrasjes së vogëlushes Jonada Avdia nga polici Arjon Tase, i cili po drejtonte një mjet lundrues tip skaf në bregdetin e Potasit.
Vogëlushja po kalonte pushimet së bashku me familjen në Himarë në momentin e tragjedisë kur u godit për vdekje nga skafi “vrasës” i drejtuar nga polici Tase.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryepolicit, Gledis Nano.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303