Drejtoresha e Spitalit të Durrësit reagim urgjent, ja pasojat që shkaktoi zjarri

Nga minuta në minutë dalin detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu në mesnatë, spitalin e Durrësit.

Drejtoresha e Spitalit të Durrësit, Nadire Jani ka deklaruar se zjarri ka përfshirë kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe rrjetin elektrik në gjysmën e spitalit nga kati i parë deri në katin e katërt, duke bërë që gjysma e spitalit të mbetej pa energji.

Jani është shprehur se anë zhvendosur të gjithë pacientët e neurologjisë dhe kirurgjisë, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë, pasi kishin nevojë për oksigjenim.