Drejtori i Burgjeve zbulon të vërtetën për tentativat për vrasjen e Izet Haxhisë

izeti.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë lidhur me gjendjen në sistemin e burgjeve.

Ismaili i është përgjigjur dhe interesimit të Spartak Brahos mbi një aksident të pretenduar nga Izet Haxhia, që tha se kishin tentuar që ta vrisnin.

Braho: Kush e shoqëroi Izet Haxhinë nga burgu në prokurori, sepse ka zëra që kanë dashur ta vrasin?!

Për këtë Ismaili u përgjigj: Për Izet Haxhinë nuk ka ndodhur asnjë aksident, ne nga ana jonë jemi në rregull, seç flitet në media punë e tyre.

Ismaili u shpreh më tej se Izet Haxhia është trajtuar njësoj si çdo i dënuar tjetër, dhe se ai nuk mban përgjegjësi për deklarimet mediatike që ai bën.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303