Drejtori i Spitalit Shkodër flet menjëherë pas vaksinimit anticovid, jep mesazhin e rëndësishëm

ardian-dajti.jpg

Ardian Dajti, drejtor i spitalit Rajonal Shkodër, ka dhënë disa detaje pas vaksinës anticovid.

Ai tha se janë marrë masat që të përshtaten tre-katër ambiente të spitalit në repart të dedikuar COVID që shkon në një kapacitet prej 90 shtretërish.

“Janë dy ngjarje shumë të rëndësishme. Spitali rajonal është i konvertuar në repart të dedikuar për COVID. Fillon edhe imunizimi. Njerëzit imunizohen.

Ne kemi marrë masa që të jenë tre katër ambiente deri në 90 shtretër. Janë marrë masat për instalimin, mjekimet. Stafi është i plotësuar”, u shpreh ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303