fbpx

Drejtori i Urgjencës, shumë i ashpër/ Dr. Brataj, apel për të gjithë: Koronavirusi po merr jetë

Nëpërmjet një apeli shumë të fortë në rrjetet sociale Drejtori i Përgjithshëm i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka apeluar fort për përgjegjshmëri në lidhje me situatën që po kalon vendi.

Ai shkruan në Facebook se ky virus nuk është një çudi që zgjat 3 ditë por ekziston, infekton dhe merr jetë, ndaj dhe të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë masat, që nga mbajtja e maskës, distanca 1.5 metra dhe rregullat e higjienës.