fbpx

Drejtori policisë i nxori “videon me pistoletë”, reagon nëna e 15-vjeçarit  të dhunuar

Ditën e sotme Drejtori i Policisë Ardi Veliu, nxorri live gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë një video, ku dukej Zaida Çobo, nëna e djalit 15-vjeçar që u dhunua nga policia, me pistoletë në dorë. Mirëpo, e gjitha mund të konsiderohet një skandal, pasi ajo video është shkëputur nga xhirimet e një filmi, titulluar ‘Dashuria s’mjafton’, i Drilon Hoxhës. Këtë e ka konfirmuar vetë z. Çobo.

Ajo tha për abcneës se e gjitha është një turp i madh, pasi Veliu ka përdorur një video të saj artistike (psesë e filmit) për të baltosur figurën e saj dhe për t’i prishur imazhin. Zaida Çobo tha se do shkoj në Prokurori një orë e më parë, për të bërë deponimin ndaj z. Ardi Veliu, për “prishje imazhi dhe figure”.

Çobo: Ai nuk merr vesh nga arti, nga kultura. Nuk e di domethënë. Ai nuk dallon dot sekset. Duke folur për fëmijën tim thoshte ajo ajo ajo, nëna e saj nëna e saj, është çun z.Veliu jo gocë, është dy metra djalë. Po të ishte djali juaj z.Veliu dhe ta rrihnin, çfarë do bënit ju? Nëse unë jam me precedent penal, pse më pranuan në policinë e shtetit, kam bërë testimin dhe vetëm për dy pikë se kam marrë. Si mundet një zonjë me precedentë penalë të pranohet në polici. Video që është publikuar nga Drejtori i Policisë është një skenë xhirimi të një filmi shqiptar, ku regjisor është Drilon Hoxha. Është film shumë i njohur. Unë kam punuar dy vjet te ai filmi. Është vërtetë turp, më vjen për të ardhur keq.

Pyetje: Sot pati një kundërsulm ndaj jush, pasi thatë se do të bëni çmos që ta ndiqni çështjen e djalit tuaj, si ndiheni?

Çobo: Unë e kam thënë që ditën e parë, pasi shefi i madh më tha të bëj denoncim. Unë nuk kam besim te policia, deklaratën time e ka marrë në dorë SHÇBA-ja dhe avokati i popullit.

Pyetje: Ndiheni disi e kërcënuar?

Çobo: Unë më parë isha frikësuar dhe ndihesha e kërcënuar, por pasi më thanë atje në SHÇBA ke mbrojtjen tonë nuk ndihem më e kërcënuar. Unë s’kam frikë, dhe rrjetet sociale i kam publike, pasi jam person publik.