fbpx

Dridhet toka/ Tërmeti i fuqishëm godet këtë shtet, pamjet e rënda

zyrt.jpg

Një tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës rihter shkundi  bregun verilindor të Japonisë në mesnatë. Mediat kanë publikuar dhe pamjet teksa ‘vendi lëkundet’.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëri  me dije se tërmeti goditi në një thellësi prej 47 kilometrash në Paqësor, pranë Ishinomaki, prefektura Miyagi, pranë epiqendrës së tërmetit të madh të marsit të 2011 që shkaktoi një cunam, duke vrarë më shumë se 18 mijë njerëz.

Agjencia USGS dhe Meteorologjike thanë se nuk kishte asnjë rrezik për cunam pas goditjes, e cila prodhoi dridhje të forta përgjatë pjesëve të bregdetit lindor dhe u ndje gjithashtu në Tokio.

Zyrtarët në Aomori, Fukushima dhe Iwate thanë se nuk ishte raportuar asnjë viktimë dhe transmetuesi publik NHK tha se nuk kishte raportime për dëme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303