fbpx

Dritan Leli u nisi letrën urgjente anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ‘ndërhyn’ Mira Rakacolli: Rasti i Vlorës bën përjashtim…

mira-rakacolli-1.jpg

Dritan Leli u ka nisur një letër anëtarëve të Këshillit Bashkiak ku u shpjegon aryset se përse mbledhja e kërkuar nga ta  nuk mund të zhvillohej sot, duke shpjeguar faktin se Ministria e Shëndetësisë nuk lejon këto mbledhje për shkak të gjendjes së pandemisë.

Ai shton se mbledhja e kërkuar nga ata ishte realizuar online para disa ditësh edhe pse anëtarët e këshillit nuk morën pjesë. Ndërsa më tej, thekson se këto mbledhje pra, me praninë fizike do të mund të bëhen vetëm pas datës 1 korrik.

Por këtë pretendim e ka hedhur poshtë anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli e cila në një përgjigjie të dërguar ndaj sekretarit të Këshilit Bashkiak, ka thënë se realizimi i kësaj mbledhje ishte i mundur dhe se rasti i Vlorës, përbën përjashtim, pasi sipas saj, mbledhjet për punë, janë të lejuara.

erast rast
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303