20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Droga drejt Italisë/Prokuroria zbardh detaje të reja për Habilajt

spot_img

Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur detaje të reja lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës nga banda e Habilajve.

Në dosjen e saj hetimore prokuroria nxjerr në dritë biseda të tjera mes të pandehurve. Përgjimi, që mban datën 6 maj 2015 fakton se të pandehurit flasin në peshkarexhën “Fatima”, në pronësi të Rosario Gulianos dhe Giuseppe Gracos.

Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se peshkarexha ka ndaluar në Porto Romano dhe në të ndodhen Rosario Gulianos, Giuseppe Gracos dhe Moisi Habilaj si edhe disa burra të tjerë shqiptarë, raporton BalkanWeb.

Përgjimi tregon se si Habilajt kishin marrë garanci nga policia shqiptare, dhe nga drejtues të lartë të shtetit shqiptar, ku i dyshuari kryesor mbetet ish-ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri.

Lexo bisedën e mëposhtme:  

M.Habilaj: Saro!

R.Guliano: Çfarë?!

M.Habilaj: Më dëgjo mirë vëlla!

R.Guliano: Më thuaj!

M.Habilaj: Tani që do ikësh duhet të largohesh dy milje nga këtu … nga toka … dhe pastaj duhet të ikësh dy milje nga toka … vazhdo vetëm drejt … sapo të mbarojnë dritat tona, se tani më mori në telefon polici që më sqaroi … që mos t’u afrohesh ujërave greke.

R.Guliano: Atëherë unë … më ndiq.. unë po dal që këtej…

M.Habilaj: Merr djathtas!

R.Guliano: Të shkoj kështu?

M.Habilaj: Po!

Thuhet në një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: Nga hetimet rezultoi se për realizimin e trafikimit të lëndës narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Italisë, kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, Maridian Sulaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj, Fatmir Minaj, Trigens Mezuraj, dhe disa persona të tjerë të cilët kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë bërë trafikimin e saj nga Shqipëria në Itali. Për ushtrimin e aktivitetit kriminal të tyre, në fillim të kultivimit të bimëve narkotike,  dhe më pas trafikimin e saj, i pandehuri Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, janë mbështetur, nga punonjës policie dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku dyshohet edhe ish-ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri, të cilët kanë ndikuar me mbështetje në moszbulimin e tyre gjatë kohës që ato kanë ushtruar aktivitetin kriminal të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Italisë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat