fbpx

Drogë dhe migrim i paligjshëm, autoritetet italiane dëbojnë shqiptarin

Një shqiptar dhe një maroken janë dëbuar nga Italia pas dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Sipas mediave italiane, shqiptari është identifikuar me iniciale K.M 29 vjeç dhe ndodhej në Itali në mënyrë klandestine.

I riu shqiptar kishte të dhëna të shumta kriminale, si prodhim e shitje narkotikësh dhe migrim i paligjshëm.

Ai u nis për në Tiranë nga aeroporti i Veronas, i shoqëruar nga agjentë të policisë.

Ndërsa 44-vjeçari nga Maroku ishte i parregullt në territorin italian.