Drogë me vlerë 300 mijë euro, dy të arrestuar në Itali, një prej tyre biznesmen shqiptar në ndërtim

droge-1.jpg

Një sasi droge, e cila nëse shitet në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove është sekuestruar nga policia italiane së fundmi.

Mediat vendase bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy autorët një shqiptar dhe një italian të cilët ishin dhe zotëruesit e lëndës narkotike.

Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro drogë është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se të dy këto shtetas njiheshin si pronarë të një kompanie ndërtimi në Itali.

Ndërkohë lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303