Drogë në shportën e ushqimeve ku djali ishte në paraburgim, burri nuk kishte “gisht”, kush e kreu veprimin? Detajet

burg.jpg

Dy doza me lëndë narkotike heroinë dhe dy doza me lëndë narkotike canabis stativa janë kapur nga policia, të cilët ishin futur në disa produkte ushqimore. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku është arrestuar M. N., 67 vjeç.

Raportohet se një shtetas me inicialet K. R., ishte drejtuar në ambientet e IEVP Durrës, për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim, por droga është vendosur pa dijeninë e tij shtetasi nga M.N.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 17.02.2021 është paraqitur në ambientet e IEVP Durrës, shtetasi K. R., për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim në ambientet e IEVP Durrës. Gjatë kontrollit në pakon me produkte ushqimore janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 2 doza me lëndë narkotike canabis sativa, të cilat ishin vendosur nga shtetasi M. N., (i njohur i tyre), pa dijeninë e shtetasit K. R.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 67 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

scroll to top