Drogë nga Shqipëria në Maqedoni, goditet grupi i trafikantëve

Screenshot_2-18.jpg

Rreth 60 kg lëndë narkotike janë kapur sot nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni. Sipas mediave në Maqedoni, sasia e bllokuar  është e llojit marijuanë.

Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme. Siç raporton Alsat, mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja  e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë  zbuluar emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.

scroll to top