fbpx

Dua Lipa do të garojë në 4 kategori në Brit Awards

dua_lipa_01.jpg

Dua Lipa, po del të jetë këngëtarja më e dominuar për çmimet e këtij viti në Brit Awards 2019.

Dua Lipa do të garoj në katër kategori të këtyre çmimeve dhe atë në kategoritë kryesore, dueti i saj me këngëtarin Calvin Harris, ‘One Kiss’, do të garoj për çmimin Videoja më e mirë nga një artiste britanike dhe kënga më e mirë britanike, transmeton Klan Kosova.

Por e veçanta e kësaj është se ajo në këto kategori do të garojë kundër vetes, pasi është e nominuar edhe me këngën e saj “I.D.G.A.F”.

Padyshim se ky do të jetë viti i Dua-së sa i përket çmimeve, ndërsa nuk duhet harruar se edhe Rita Ora ka marrë dy nominime për këto çmime, por për fat të mirë ato nuk do të garojnë kundër njëra-tjetrës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303