Dua Lipa ka një mesazh për të gjithë botën

Ajo po tregon talentin e saj, jo vetëm në muzikë, por edhe në aktrim. Dua Lipa i bashkohet personazheve të zgjedhur të UNICEF-it për kauzën e madhe, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, që është më 20 nëntor, të gjithë njerëzit në çdo vend duhet të vishen me ngjyrë blu në mbështetje të çdo fëmije.

Në videon e shkurtër shfaqen aktorët Millie Bobby Brown, Orlando Bloom, Liam Neeson, Lilly Singh, si dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Kjo e fundit telefonohet nga Millie Bobby Brown:

“Millie, zemër, çkemi?”

“Kodi Blu, duhet të që të zgjedhim blunë, në rregull?”.

Më pas Dua Lipa nis të performojë në studio një këngë dhe fjalët e së cilës janë: “Dhe t’i shikon çdo gjë blu”.

Duket se video mund të ketë një vazhdim, por përfshirja e këngëtares shqiptare në këtë projekt është me rëndësi, pasi do të ketë një impakt në të gjithë botën me kërkesën për të patur një të ardhme më të ndritur për fëmijët.

Lër një koment