fbpx

Dua Lipa këngëtarja më e dëgjuar në botë

42-2-e1584223729582.jpg

Këngëtarja Dua Lipa është artistja më e dëgjuar në botë.

Albumi i saj i ri, “Future Nostalgia”, është dëgjuar në on-line nga të paktën 150 milionë persona, shifër rekord i të gjitha kohërave për sa i përket një këngëtare në javën e parë.

Mediat tashmë e quajnë 24-vjeçaren si “mbretëresha e re e pop-it ndërkombëtar”, me këngë që duke patur si sfond muzikë që të shtyn të kërcesh, mban gjithsesi një tekst kompleks që përçon mesazhe të rëndësishme si feminizmi dhe antiracizmi, që artistja shpërndan edhe në postimet e saj në Instagram, ku ka më shumë se 40 milionë ndjekës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303