Dua Lipa na bën sërish krenarë

Screenshot_22-2.jpg

Dua Lipa, ylli nga Shqipëria që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë sapo ka rrëmbyer çmimin “Best Pop” në MTV EMA

Ajo ka qenë e nominuar për gjithsej katër çmime në këtë ngjarje të madhe muzikore që këtë vit po mbahet në Spanjë. “Best singer”, “Best Pop”, “Best look” dhe “Best UK & Ireland UK” janë nominimet e Dua Lipës.

Pas tre çmimi të fituara në Madrid ditë më parë Dua Lipa ka  marrë edhe një çmim të rëndësishëm mbremjen e djeshme, “Best Pop” në MTV Europe Music Awards që po mbahet në Bilbao

“Urime për Dua Lipa për fitimin e çmimit ‘Best Pop’ në MTVEMA”, thuhet në postimin e MTVEMA.

23-vjeçarja u nderua me çmimin “Best Pop” në ceremoninë që u mbajt në Bizkaia Arena, në Bilbao të Spanjës.

Dua ndodhej e nominuar në të njëjtën kategori me Ariana Grande, Camila Cabello dhe Shawn Mendes, prej të cilës doli fitimtare

“Faleminderit fansave të mi që më votuan”, shkroi Dua pas marrjes së çmimit.

scroll to top