Dua Lipa ndryshon totalisht pamje (Foto)

dua-lipa2342354.jpg

Vjeshta vjen gjithmonë me trende të reja në veshje dhe në stil. Modelet e reja të flokëve për këtë vit duket se kanë frymëzuar dhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Dua ka vendosur të presë balluket dhe këtë gjë e kemi parë përmes një postimi të fundit në rrjetin social “Instagram”.  24-vjeçarja nga Kosova ka eksperimentuar disa herë me ngjyrën e modelet e flokëve dhe duhet t’a pranojmë se ky është një ndër modelet që i shkon më shumë.

View this post on Instagram

🌸🌸🌸paris🌸🌸🌸

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Të njëjtin model këngëtarja e ka patur dhe në vitin 2017.

Balluket priten që të jenë trendi i modeleve të flokëve këtë sezon. Nëse mendoni se balluket nuk janë për ju e keni gabim. Asgjë nuk duhet t’ju ndalojë -as moti jashtë, as forma e fytyrës tuaj, as lloji i flokëve tuaj. Argumentoni gjithçka që dëshironi në lidhje me fazën e mirëmbajtjes dhe rritjes së vështirë, mirëpo balluket janë klasike dhe tejet komplimentuese për pamjen tuaj.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303