Dua Lipa publikon “Break my heart”, dedikim për ish-in?

“Break my heart” titullohet kënga më e re e Dua Lipës e cila është pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

Sipas mediave britanike kjo këngë e Duas vjen me tekst prekës dhe dedikim personal, përkatësisht i kushtohet ish-të dashurit të saj, Isaac Carew, me të cilin ishte në lidhje për një kohë të gjatë.

Dua e bëri të ditur se kënga e saj e re u publikua përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, teksa pralajmëronte shumë shpejt edhe ardhjen e klipit.

“‘Break my heart’ është e disponueshme tani, videoja do të vijë nesër”, ka shkruar artistja Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka bërë të ditur se videoja muzikor e këngës publikohet në orën 14:30.