Dua Lipa shfaqet elegante në Festivalin e Kanës

Në Festivalin e Filmit  në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Bukuroshja 23-vjeçare bëri një arritje të bujshme të mërkurën, gjersa mori pjesë në një darkë private të organizuar nga Alejandro Agag për të festuar premierën e “And We Go Green”.

Dua kishte zgjedhur  një fustan të zi transparent,kombinuar me aksesorë mjaft të veçantë rreth qafës dhe duarve.

Ajo u shfaq krah aktorit të njohur Orlando Bloom./real-news.tv