Nuk ndalet Dua Lipa, thyen rekordin e Taylor Swift

dua-lipa-taylor-swift.jpg

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa ka arritur majat e suksesit.

Dua Lipa arriti të thyej rekordin me albumin e saj të parë.

Fronin e mbante Taylor Swift, si artistja me albumin më të dëgjuar dhe duket se Dua ka arritur t’ia rrëmbej duke e lënë pas.

“Dua Lipa” ka mbi 9.5 miliardë dëgjime në platformat muzikore si Spotify dhe YouTube, kështu së paku ka bërë të ditur bukuroshja shqiptare përmes rrjeteve sociale.

Katër ditë më parë, 22-vjeçarja publikoi këngën më të re “Swan Song”, i cili deri më tani ka arritur rreth shtatë milionë shikime në YouTube./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303