fbpx

Dua Lipa tregon se çfarë do të ndodhë me “Sunny Hill Festival”

Dua-Lipa-Glastonbury-2017.jpg

“Sunny Hill” është vendosur në pikëpyetje nëse do të realizohet në gusht për shkak të pandemisë së covid-19.

Dua Lipa në një intervistë live në Facebook me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se ende nuk e kanë marrë një vendim se çfarë do të ndodhë sivjet me “Sunny Hill”.

Këngëtarja, theksoi që po presin një vendim nga Komuna e Prishtinës dhe janë të gatshëm që të respektojnë çdo vendim apo rregull që ata do të marrin për sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, Shpend Ahmeti i ka sugjeruar këngëtares shqiptare një ambjent tjetër më të madh se ku të realizohet festivali.

“Këtë vit kemi dashur që të lëvizim festivalin dhe ideja ka qenë që Gërmia është bërë e vogël për festival dhe çdo vit e kemi pasur këtë diskutimin a të mbahet në Gërmia apo jo. Kemi menduar që festivalin Sunny Hill ta zhvendosim në një hapësirë më të madhe. Ajo do të bëhet në afërsi të Bërnicës”, u shpreh Ahmeti.

Dukagjin Lipa ka thënë se hapësira e “Sunny Hillit” në Bërnicë të Prishtinës do të jetë një hapësirë edhe për aktivitete tjera kulturore për qytetarët e Prishtinës.

“Kjo hapësirë do të përdoret nga ‘Sunny Hill’ vetëm gjatë kohës sa organizohet festivali, ndërsa në muajt tjerë ajo do të jetë një park në shërbim të qytetarëve”, ka thënë i ati i Dua Lipës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303