Dua Lipa “zhduket” nga rrjetet sociale, i dashuri i saj na tregon si duket (Foto)

Përveç përkushtimit në lidhjen me Anwar Hadid, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa nuk ka lënë anash edhe projektet e saj muzikore duke u shpërngulur përkohësisht në New York, ku edhe u publikuan disa foto nga shesh xhirimi i videoklipit të saj të ri.

Pasi Dua Lipa kishte paralajmëruar një ‘epokë të re’ në Instagram duke ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, ajo fshiu të gjitha postimet e saj nga rrjeti social në fjalë.

Mosprezenca e saj me postime konsistente në Instagram nuk bëri që vëmendja të largohej nga ajo – përkundrazi bëri që ajo te fitonte edhe disa mijëra ndjekës të rinj brenda kësaj periudhe të shkurtër.

Mirëpo për ndjekësit dhe fansat e saj, sado e papëlqyeshme të jetë largimi i Lipës nga Instagrami, është i dashuri i saj që sjell video dhe foto të Duas.