“Dua një respekt”/ Denoncohet  më ze e figurë si bëhet prostitucion në derën e shkollës shqiptare

Screenshot_29-3.jpg

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një ska.ndal brenda dhe afër një shkolle në Kamzë. Një ish-nxënës i shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” denoncoi se në lokalet ngjitur me gjimnazin ushtrohet prostitucion. Ndërkohë, brenda shkollës shitet lirshëm lëndë narkotike. Brenda dy ditësh, emisioni investigativ dokumentoi se shumica e lokaleve ngjitur me këtë shkollë ushtrojnë prostitucion. Madje, afër gjimnazit janë edhe disa hotele për favoret seksuale. Në këto lokale dhe hotele shkojnë edhe nxënës të kësaj shkolle, ku për këto favore ka edhe një kod; dua një respekt! Nga ana tjetër, në afërsi të gjimnazit, por edhe brenda tij, shitet lëndë narkotike. “Fiks Fare” faktoi se në këtë zonë operojnë disa grupe shpërndarësish, duke vënë në rrezik të miturit dhe adoleshentët që mësojnë në këtë shkollë.

“Dua një respekt”, kodet për favore se*ksuale

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua një nxënës i kësaj shkolle, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin. Ai denoncoi se në disa lokale afër shkollës “Ibrahim Rugova” ushtrohet prostitucion. Sipas tij, lokali i parë është 50 metra, i dyti 100 metra. “Aty shkojnë nxënës 15, 16 vjeç, ata që janë në shkollë. Në këto lokale rrinë disa pleq, sa për mos të rënë në sy që është lokal femrash. Pronarët i japin raki falas pleqve. Te lokali i parë është një femër që e administron, nuk kuptohet dot kush është pronari. Te lokali tjetër, klientët shkojnë atje për të bërë porosinë dhe më pas shkojnë në një hotel të fshehtë. Te lokali i parë mbajnë vetëm kameriere femra, të vijnë te tavolina, të kërkojnë çfarë do të pish. Të fërkojnë nga kofshët. Unë nëse s’dua të pi gjë, i them ‘DUA NJË RESPEKT’. Kodi është dua respekt” thotë denoncuesi. Ai pohon se pazaret i bën kamarierja.

“Njëri lokal ka 6 a 7 tavolina, janë të zëna me pleq, që mund të paguajnë ndonjë pije. Lokali i parë e ka hotelin të palicensuar, shumë afër shkollës. Te ajo zonë, ku janë këto lokale, krahas gjimnazit është edhe një shkollë profesionale, dy shkolla të tjera dhe një gjimnaz. Pikërisht midis dy shkollave ushtrohet prostitucioni. Në këtë zonë janë shkolla Profesionale e Kamzës, Kamza e Re dhe gjimnazi Ibrahim Rugova. Nëse shkoj, mjafton me këtë kod dhe direkt më ofrohet një shërbim seksual” thotë ai. Ish-nxënësi pohon se në këto vende iu ofrohet shërbimi seksual edhe nxënësve të shkollës, nën 18 vjeç.

“Ka punuar e shkreta gjithë ditën në shtet”

Pas denoncimit, bashkëpunëtori i “Fiks Fare” shkon në këto lokale të njohura për nxënësit e shkollave në Kamzë. Ai shkon në një lokal përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Bisedon me një vajzë dhe i kërkon favore seksuale. Ajo i thotë se sot s’mundet, se nuk është mirë. “Hajde nesër” i thotë. Ulet në një tavolinë tjetër, ku është sërish një vajzë. I thotë “dua një respekt nga ty”, dhe ajo i përgjigjet se “nesër, tu pa tu bë!”. Djali shkon në një lokal tjetër, sërish ngjitur me gjimnazin dhe bisedon me “pronaren”. Ajo i thotë ke atë pukjanen, ndërsa djali i pohon se “ajo nuk ishte në terezi”. Pronarja e pyet edhe njëherë se ça kishte, ndërsa ai i thotë se ishte duke lënë punën. Ajo i përgjigjet se “ka punuar gjithë ditën në shtet, gjithë ditën” dhe bën me shenje gishtin e mesit. Ajo i thotë se me I.. ke folur, po do 50 mijë lekë, po nuk vjen këtu, po te vendi. I jep nr e telefonit të I. Ajo i thotë se nesër ta qit ajo.

Të nesërmen, djali shkon sërish në lokal dhe kërkon banakieren, të cilës i thotë “dua respekt”. Pret disa kohë dhe bisedon me klientët, pikërisht me ata që qeras lokali. Njëri prej tyre i thotë se me B. do shkosh. “Ti si karkalec do të… B…, ajo është si balenë” i thotë. Pas disa minutash takon B, dhe shkojnë në një godinë afër gjimnazit, që shërben si edhe hotel. Te porta është një djalë që e pyet nëse është apo jo me pagesë. Më pas i jep 5000 lekë dhe ngjitet në dhomë. Gruas i jep 10 mijë lekë të vjetra dhe ajo i thotë se bën më shumë. “Unë me 10 mijë lekë nuk …” i thotë ajo, ndërsa i kërkon edhe 5 mijë lekë të tjera. Djali e pyet nëse mund të sjellë edhe një shok, që është në gjimnaz, që s’ka mbushur 18 vjeç. Ajo i thotë po me 30 mijë lekë. “Unë do ta mësoj” i thotë në fund.

Ndërkohë, në një rast tjetër, djali bisedon përballë gjimnazit me një tjetër vajzë që ushtron prostitucion në zonë. Ajo i thotë nëse është ende në shkollë, apo e ka mbaruar. Ai i thotë se po, ndërsa ajo i thotë a ke shtëpi a jo. I thotë se “sa të pi kafe me shoqet dhe do të vij, hajde më bëj një ofertë telefoni”. Më pas bisedojnë dhe qytetari i thotë se “ik pi kafe” dhe më pas do të jap 10 mijë lekë. Ajo i kërkon “15 mijë lekë”. TC

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303