fbpx

‘Dua të vdes’/ Shqiptarja tenton të hidhet nga tarraca, dëshpërohet nga të afërmit e plagosur nga tërmeti

italia.jpg

Lajmi për tërmetin tragjik me epiqendër në Durrës ka shkaktuar shumë panik tek shumë qytetarë.

Një 25 vjeçare shqiptare që jeton në Itali, menjëherë sapo ka mësuar që të afërmit e saj janë plagosur rëndë ka tentuar të hidhet nga tarraca e shtëpisë së saj.

Kanë qenë fqinjët, ata që kanë njoftuar policinë, të cilët kanë ndërhyrë në kohë dhe i kanë shpëtuar jetën vajzës.

‘Mjaft më lini të hidhem… Unë dua të vdes’, mësohet t’i ketë thënë shqiptarja policëve.

Kujtojmë që edhe më herët persona të tjerë kanë humbur jetën nga panikosja e madhe ndaj tërmetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303