fbpx

“Dua ti ngjaj kryeministrit…”, Kujtim Gjuzi thyen sërish rregullat (Foto)

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka vendosur të thyejë sërish rregullat, duke u paraqitur me një veshje jashtë etikës.

Ruçi i bëri vërejtje, dhe nuk hezitoi që ti tregonte se nuk ishte veshur sipas rregullores së Etikës, në Kuvend.

Ndërkohë ditën e sotme, teksa ka qenë i pranishëm në Komisionin e Etikës Parlamentare, Gjuzi është shfaqur sërish me një veshje të guximshme, pasi ka vendosur që të vendosë një bluzë pambuku mbi xhaketën që kishte veshur.

“Dua ti ngjaj kryeministrit…”– mësohet të ketë thënë Gjuzi në Komisionin e Etikës.