fbpx

“Dua t’i them Ilirit..”, Rama: Mos e trash zullumin, reflekto!

Ramaaaaa.jpg

Kryeministri Edi Rama nga Prrenjasi në një takim me banorët në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, i është drejtuar me një tjetër mesazh Presidentit të vendit, Ilir Meta, ku i kërkoi që ta lexojë me kujdes rezolutën e votuar sot në Kuvend me 100 vota.

Sipas shefit të qeverisë, kreu i shtetit duhet të kërkojë ndjesë në mënyrë që mos të vijojë me trashjen e zullumit.

“Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren.

Dua t’i them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar me 100 vota. Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ku është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi”-tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303