fbpx

“Dua vetëm të shkollohem, më kuptoni”, e reja nga Afganistani ia plas të qarës: Nuk jemi terrorist

Një vajzë e re e cila është kapur së bashku me 5 të tjerë nga policia e Pogradecit, ka shpërthyer në lot. Teksa kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë, e reja thotë se nuk janë terrorist por dëshiron vetëm të shkollohet.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (Qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo.