TË FUNDIT

“Duhet kujdes i shtuar”/ Pak para fillimit të shkollës, Ministria e Arsimit ka një kërkesë për prindërit

Ministria e Arsimit ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku tregon të gjitha masat që nxënësit dhe prindërit duhet të marrin.

Në videon informuese drejtuar prindërve, ministrja Besa Shahini u kërkon prindërve të këshillojnë fëmijët e tyre që të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, të ruajnë distancën, të kenë me vete dezinfektantin, si edhe një shami me vete. Kjo sipas ministres shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor.

Po kështu në derën e ambienteve të shkollës nxënësit do të priten nga personel i stafit mjekësor, që do t’i masë temperaturën.

Ndërsa prindërit duhet të nënshkruajnë një letër, ku pranojnë se fëmija i tyre nuk ka temperaturë apo shenja të tjera të COVID-19.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/3375817779142859/?t=0&v=3375817779142859

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat