24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Duhet patjetër të jetë e përfunduar në këtë datë…”. Rama jep urdhrin e prerë, ja ç’do ndodhë

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Derven të Fushë-Krujës ku nisi puna për ndërtimin e 129 institucioneve arsimore të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Aty është theksuar se By-Passi i Fierit do të hapet plotësisht javën e ardhshme. “Po, punë ditësh përfundon gjithçka. Tani vetëm me sinjalistikën, por puna e lagështisë na ka penguar disa ditë. Totalisht përfundon javës tjetër, është në funksion me të dyja korsitë”, thanë inxhinierët pasi kryeministri Rama pyeti nëse By-Passi Fierit kishte mbaruar punën.

I pranishëm ishte edhe ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se deri në përfundim të procesit të rindërtimit të shkollave, infrastrukturës, komplekseve urbane dhe shtëpive, janë angazhuar 100-130 kompani me lote të ndryshme.

Javën tjetër punimet fillojnë në Fushë Krujë, Kavajë dhe më pas në Thumanë dhe Bubq.

Ndërkohë shefi i qeverisë e ka pyetur specialistin se kur mund të jetë e përfunduar shkolla në Derven.

Specialisti ka theksuar se shkolla do të jetë gati me 15 nëntor, ndërsa kryeministri ka theksuar se në këtë shkollë me 26 nëntor duhet që nxënësit të fillojnë mësimin

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat