fbpx

“Duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar”. Luan Baçi zbërthen prapaskenat nga selia blu: Demokratët duan…

bashaprokurori.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi është pozicionuar kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sihurisë.

“Nuk jam dakord. Çfarëdo që të ishte në statut. Një farë diskutimi duhej në forume me se s’bën. Deputetët duhet të kishin një sqarim. Dhe sikur të jenë të drejta këto masa nuk kanë impakt pozitiv aq më tepër që flitet për një deklaratë për zotin Noka dhe pastaj të merret një masë që nuk e di se çfarë zgjidhje do i jepte problemit.Nuk është aspak normale aq më tepër në situatat ku ne jemi. Jemi të zënë duke bërë opozitë me veten tonë. Pas 25 prillit duhet të ishim në këmbë për të demaskuar masakrën dhe për t’u dhënë të gjithë qytetarëve që mandati i Ramës është i vjedhur. Mendoj se në këtë mënyrë si po sillemi nuk po shkurtojmë ditët e qeverisë Rama”, u shpreh ai.

Baçi deklaroi se është pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për të gjitha problemet që kanë lindur dhe që të gjykohet kush ka të drejtë dhe kush jo.

“PD duhet të jetë në këmbë dhe të mos merremi duke marrë masa për njëri tjetrin. Duhet patjetër qetësim i situatës, ulje dhe biseda. Dhe demokratët e thjeshtë këtë kërkojnë. Nuk duan përçarje apo përplasje. Kurrë nuk më ka pëlqyer që të quhem mbështetës, apo simpatizant. PD ka rregullat e saj.

Advertisement

Por nuk janë edhe ushtarë që të mos kenë idetë dhe mendimin e tyre për shumë gjëra që nuk i pëlqejnë. Kuvendi duhet të mblidhet për të gjithë këto probleme që kanë lindur. A kemi një problem që duhet të zgjidhet. Si mund të zgjidhet ky problem nëse nuk ka dialog apo tryeza. Duhet një kuvend që të gjykohet dhe në fund demokratët me votë të lirë të vendosë kush ka të drejtë”, deklaroi Baçi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303