fbpx

“Duhet të ndahemi me oligarkinë”. Bushati shpërthen në Kuvend: Kemi thënë që do anulojmë koncensionet por…

bushati.jpg

Deputeti Ditmir Bushati ka shpërthyer sot në Kuvend para deputetëve. Ai doli kundër kontratës koncesinare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit, ndërkohë që rikujtoi se socialistët kanë premtuar se do të anulonin koncesionet.

”Sot po kërkohet të miratohet një tender pa konkurrencë, pa ligj. Sot fillimisht të mos e votojmë këtë kontratë, t’i japim kohë autoriteteve që të analizojnë.

Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite. Na duhet një strategji për detin. Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar. Duhet të jetë në bashkëpronësi që gjithkush ta dijë çfarë ndodh.

Porti i hidrokarbureve kërkohet t’i ndryshohet objekti. Ne duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Aq më tepër kur këto fizibilitete i ofron porti i Durrësit. Nuk kemi pse ja heqim Durrësit dhe ja japim privatit.

S’kanë pse shqiptarët të paguajnë doganierin apo kontrollin. Nëse doni ta bëjë privati le ta marrë privati. Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. është problem shqetësues në gjithë botën dhe niveli i penetrimit varret.

Nuk duhet të bëhemi si PD që ditën vajton dhe natën i shkel syrin duke u vënë gjoba. Ne jemi PS, partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë. Kemi thënë që do anulojmë koncesionet. Kemi thënë do I anulojmë koncensionet, Ky është momenti të mos shkojmë në kapitalizëm grabitqar pse e keni fut këtë për 30 ditëe me procedurë të përshpejtuar për 30 ditë në skemi pas kohë t’ju shërbejmë qytetarëve atyre që ju kemi kthyer shpinën.”- tha Bushati.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303