23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

‘Duhet të ndjek ëndrrat e mia’, Kejvina largohet nga Ermali

spot_img

Kohët e fundit është perfolur shumë largimi i Kejvinës nga emisioni Xing dhe fillimisht u mendua si nje mosmarrëveshje mes saj dhe Ermalit.

Në fakt mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit Kejvina konfirmoi më në fund lajmin e shumë komentuar të ditëve të fundit për largimin e saj nga emisioni.

Kejvina zbuloi se së shpejti do e shohim në një kanal të fuqishëm italian dhe kjo është arsyeja e largimit të saj nga emisioni.

Me humor, Ermali i thotë Kejvinës se po e lë të shkojë pa e hedhur në gjyq për faktin që u largua në mes të sezonit.

“Do na mungosh Kejvina… me gjithë bukurinë dashurinë dhe karakterin tënd të fortë. Të duam kaq shumë sa po të lëmë të shkosh pa të hedhur në gjyq. Na e trishtove zemrën por do na gëzosh kur të shohim në ekrane botërore…”, shkruan Ermali.

Gjatë dialogut, nuk munguan edhe lotët nga ana e Kejvinës, e cila pohoi paksa e mërzitur: “Edhe unë duhet të ndjek ëndrrat e mia!”

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat