“Duhet të përdoret brenda 2 orësh”. Silva Bino zbulon ç’do ndodhë së shpejti

silva-2.jpg

Kryeministri Edi Rama ka qenë pak më parë në ambientet e Air Albania, aty ku zhvillohet procesi i vaksinimit. Dita e dytë e vaksinimit ka nisur me 60 epidemiologë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë, për të vijuar sërish pastaj me stafet e spitaleve Covid.

Shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

Edhe ministrja Manastirliu shtoi se vaksinimi do të jetë i kombinuar mes personelit mjekësor dhe të moshuarve në ditët në vijim.

Silva Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit.

Rama: Kur nis me të moshuarit?

Manastirliu: Do jetë i kombinuar mes tyre dhe stafeve në ditët në vijim.

Rama përshëndet epidemiologët: Si jeni? Mos u trembni Më çonin mesazhe dje, më thoshin hë si je? A je mirë? Mirë, unë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303