fbpx

“Duhet të shmangim me çdo kush valën e tretë”/ Kryeministri italian e paralajmëroi, ç’pritet të ndodhë në Itali?

conte.jpg

Teksa shifrat e COVID vijojnë të rritet me ritme shqetësuese, Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte deklaroi se vendi ka nevojë për kufizime të tjera në mënyrë që të shmangë një valë të tretë të koronavirusit.

 “Për më tepër, tani nevojiten kufizime të reja … ne duhet të shmangim me çdo kusht një valë të tretë, sepse kjo do të ishte shkatërruese, gjithashtu edhe nga pikëpamja e humbjes së jetëve”, tha Conte për La Stampa.

Qeveria e koalicionit e kryesuar Conte po konsideron rregulla më të rrepta në mbarë vendin për festat e fundvitit pasi turmat u dyndën në qendrat e qyteteve gjatë fundjavës menjëherë pasi Roma kishte zbutur disa kufizime të vendosura muajin e kaluar.

Italia është vendi evropian me numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se 65,000 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë në shkurt.

Conte tha po ashtu se fushata e vaksinimit duhet të bëhet të paktën tek 10-15 milionë njerëz në mënyrë që të “kishte një ndikim efektiv në imunitet”. Sipas tij, kjo mund të arrihet në fund të pranverës ose para verës.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303