fbpx

“Duhet të sillemi si fqinjët”. Apeli i mjekut Stroni: Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura…

Mjeku infeksionist Gent Stroni ka deklaruar se në ambientet e mbyllura është shumë e rëndësishme vendosja e maskës dhe ruajtja e distancimit social ndërsa theksoi se jemi pjesë e një pandemie globale dhe duhet të sillemi si fqinjët.

 “Duhet të kujdesemi për vete nëse ne diskutojmë për call centerat dhe secili nga këto persona nuk kanë respektuar distancimin social dhe nuk mbajnë maskë janë të rrezikuar. Nëse do të diskutojmë për ambiente të mbyllura është e rëndësishme përdorimi i maskës ndryshe është në një ambient të hapur.

Nëse një person i infektuar mban maskë e ul ndjeshëm numrin e infektimit por gjithashtu një rast i rëndësishëm është mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura. Ne jemi pjesë e një pandemie globale dhe duhet të sillemi si fqinjët, ku në momentet që hapen vendet fqinje dhe është i lejueshëm transporti rrugor dhe kanë me vete një certifikatë me vetë, ndërsa matja e temperaturës është relative nëse do të mund të kapesh një rast është potencial”, është shprehur mjeku Stroni.