fbpx

‘Duhet t’i shkarkoni’! Taulant Muka kapet me Edi Ramën, nxjerr grafikun: Ju nuk jeni epidemiolog por…

1544905325_taulantmuka.jpg

Taulant Muka ka publikuar një postim në Facebook, ku kapet me një grafik të shpërndarë nga kryeministri Rama. Në bilancin e publikuar, ishin të përfshira të gjitha vendet e rajonit dhe ishte përllogaritur numri i vdekjeve dhe të shëruarve nga pandemia e koronavirusit për 1 milion banorë.

Sipas Mukës, emëruesi duhet të jetë numri i të infektuarve.

“Z. Kryeministër, nëse këtë grafik jua ka dhënë task-forca, atëherë duhet t’i shkarkoni! Emëruesi nuk duhet të jetë numri i banoreve në këtë rast, por numri i të infektuarëve! Kjo grafikë nuk ka asnjë vlerë shkencore, përkundrazi çon në konkluzione të gabuara me kosto jetën e qytetarëve, dhe në atë që ne e quajmë “bad science”. Në këtë rast gishtin nuk mund ta drejtoj tek ju (pasi ju nuk jeni epidemiolog), por tek ata që iu këshillojnë!,”-shkruan Muka në statusin e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303