fbpx

Duka flet për kualifikueset dhe tregon arsyen pse mbajti Panuçin

armand-duka.jpg

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një intervistë të dhënë në ‘Oraneës’ ka folur rreth fushatës së kualifikueseve për EURO 2020 dhe skenarët që vendosën konfirmimin e Panuccit në krye të bankinës së kombëtares shqiptare.

Lidhur me shortin Duka tha se nuk ka grupe të lehta. “Të gjitha grupet janë të ekuilibruara, mesatare dhe të forta. Mund të ishte dhe më i keq, sikur ai B. Grupi që jemi mund të luajmë, mund të shpresojmë dhe të synojmë vendin e parë dhe të dytë. Ka kohë që të drejtat televizive janë të shpërndara njëlloj nga UEFA. Sa i përket shortit, ndeshjen e parë e kemi fituar”, u shpreh ai.

I pyetur për Panuccin dhe konfirmimin e tij Duka ka dhënë një përgjigje diplomatike.

“Nuk mund ta them një zhgënjim. Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet. Kur vjen pas kualifikimeve, dhe pas vendit të tretë në kualifikueset e botërorit, patjetër që kërkon akoma më shumë. Kishte specifikat e veta. Edhe kompeticioni, por edhe grupi me tre që është i vështirë. Një gabim të bësh dhe e bën të vështirë. Mbetëm në ligë, nuk është se zbritëm”, është shprehur ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *