fbpx

Duke i dhënë makinës me barkun e rrumbullakosur, habit Sara Hoxha: “Unë i jap kur ai pi…”

Blogerja simpatike njëkohësisht partnerja e reperit shqiptar, Ledri Vula është në pritje të ëmbël.

Sara është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa publikon gjithmonë foto por kësaj rradhe i ka bërë paksa konfuzë ndjekësit e saj.

Ajo ka postuar një foto duke i dhënë makinës e veshur fashion me një fustan të zi teksa në pah i duket barku dhe bashkangjitur foto ajo shkruan:

“Unë vozis kur ai pi, por ai ende duhet të bëj foto”

Nëpërmjet këtij mbishkrimi kuptojmë se Ledri mund ta ketë tepruar paksa me alkolin dhe Sara i gjendet pranë por me një kusht teksa ai nuk harron ti bëj një foto…

Shpesh mbishkrimet krahas fotove mund të jenë edhe thjesht për një efekt tërheqës dhe jo gjithmonë janë të vërteta.